Prishtinë, 12 mars 2017
Organizuar nga Kryesia e e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës ( BIRK) dhe Ligës së Botës Islame, (WML) në Prishtinë është mbajtur konferenca shkencore ‘Myslimanët shqiptarë të Ballkanit” Në këtë eveniment merrte pjesë myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava, sekretari i përgjithshëm i Ligës së Botës Islame, Muhamed Bin Abdelkerim el Isa, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryetari I Kuvendit të BIRK-së, Ajni Sinani, anëtar të Kryesisë, anëtarë të Kuvendit,studiues, pedagogë të Fakultetit e Medresesë, udhëheqës të Këshillave të BIRK-së dhe shumë efendilerë. Studiues e punonjës shkencorë dhe shumë hoxhallarë.
Nga ana e tij Myftiu i Kosovës, Naim ef.Tërnava, në fjalën e tij theksoi se Bashkësia Islame është e angazhuar fuqishëm që në Kosovë të krijohen kushte dhe ambient i sigurt për të gjithë.Më duhet të them se Bashkësia Islame e Kosovës dhe Liga Botërore Islame kanë pasur një bashkëpunim të hershëm, mirëpo është hera e parë, që një sekretar i përgjithshëm i kësaj Organizate të rëndësishme për Botën Islame është për vizitë te ne. Bashkësia Islame është e angazhuar fuqishëm që në vendin tonë, në shtetin tonë të ri të krijohen kushte, rrethana e ambient i sigurt për të gjithë, gjithnjë pa harruar të kaluarën, mirëpo pa mbetur peng i saj. Në këtë mision tonë, në bashkëpunim edhe me institucionet e vendit tonë dhe përkrahjen, mbështeten dhe lehtësimin e miqve tanë ndërkombëtarë kemi arritur rezultate të prekshme e konkrete gjë që ka ndikuar në uljen e tensioneve ndëretnike.
Këto angazhime Bashkësia Islame i ka të përditshme, me mesin e besimtarëve tanë, duke i udhëzuar ata me mësimet e Zotit, e Zoti na ka mësuar që të falim, sepse ai është Falës, të duam, të respektojmë, të punojmë punë e vepra të mirë sepse Ai e do të mirën, dhe të ngrisim e edukojmë një shoqëri të ngritur e të shëndoshë, sepse ai nuk do trazira e konflikte në tokë.Një angazhim i veçantë i Bashkësisë Islame te Kosovës është edukimi i drejtë i rinisë sonë, e theksoj i rinisë, sepse siç jemi dëshmitarë , në vitet e fundit feja është keqpërdor për interesa të ndryshme, dhe kjo ka bërë që të kemi interpretim të fesë për qëllime e agjenda nga më të ndryshmet dhe kështu në emër të fesë janë shkaktuar konflikte, shkatërrime, gjakderdhje, janë bërë krime të tmerrshme e dëbime të popullatës së pafajshme.
Po ashtu jemi dëshmitar të interpretimit të fesë nga njerëzit jokompetent, njerëz që fenë e kanë shenduar në ideologji të errëta për të arritur qëllimet e tyre. Jemi dëshmitar, që tashmë edhe pse në rënie e sipër, në Siri e Irak, duke keqpërdorur fenë një grup ekstremistësh shpallën të ashtuquajturin Shtet Islamik – i njohur si ISIS.. Të gjithë i kemi parë pasojat që solli ky i ashtuquajturi shtet, por për fatin tonë të keq edhe vendi ynë nuk qe imun ndaj kësaj ideologjie, një grup kryesisht të rinjsh iu bashkuan ISIS-t, sigurisht të manipuluar, të vënë në lajthitje, të painformuar sa duhet dhe pa një formim adekuat fetar.Myftiu Tërnava ka theksuar se është detyrë e jona, dhe është në përgjegjësinë tonë që të kujdesemi maksimalisht për ruajtjen e vendit tonë, e popullit tonë nga rrymat që fenë e përdorin si mjet mobilizues për ideologji ekstreme që shpin në dhunë e terrorizëm. Bashkësia Islame e Kosovës që me e paraqitjen e ISIS-it është distancuar qartë nga veprimet e saja, ka argumentuar që nuk flitet për mësime e parime islame, ka sqaruar dhe është angazhuar që të rinjtë tanë mos të bien pre e kësaj ideologjie.Ekstremizmi i dhunshëm është e keqja e rreziku më i madh me të cilin sot përballët shoqëria njerëzore.
Myftiu Tha poashtu se mirëpo kjo çështje tanimë është problem ndërkombëtarë, por kjo nuk na liron aspak nga përgjegjësia që të bëjmë më të mirën për të ruajtur popullin tonë nga ideologjitë e mësimet ekstreme.Në këtë vazhdë Myftiu Tërnava poashtu theksoi Bashkësia Islame e Kosovës është angazhuar me tërë potencialin e saj, ka bashkëpunuar ngushtë me institucionet e vendit dhe ato të pranisë ndërkombëtare si në përgatitjen e strategjisë kombëtare për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm ashtu edhe në zbatimin dhe implementimin e saj. Mbesim të angazhuar që këtë bashkëpunim e bashkërendim ta thellojmë edhe më tutje me të me qëllim të ruajtjen e besimtarëve tanë që mos të bien pre e ideologjive që shpinë në ekstremizëm të dhunshëm.Ky mendim Islam i kultivuar te ne tanimë është vlera dalluese dhe trashëgimi pozitive e popullit tonë.
Nga ana e tij, sekretari i përgjithshëm i Ligës së Botës Islame, Muhamed Bin Abdelkerim el Isa, potencoi se populli mysliman shqiptar nga Kosova është një populli i civilizuar, i cili ka dëshmuar se e ka praktikuar fenë në mënyrë moderne dhe tolerante.“Populli mysliman shqiptar nga Kosova është një popull i civilizuar, i cili ka dëshmuar se e ka praktikuar fenë në mënyrë moderne dhe tolerante. Shqiptarët e Kosovës kanë dëshmuar se si përjetohet islami modern në qendër të Evropës. Populli shqiptar mysliman ka dhënë një shembull të mirë të bashkëjetesës dhe shembull të mirë të tolerancës ndër popujve dhe të feve”, ka theksuar Muhamed Bin Abdel Kerim el Isa.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z.Kadri Veseli, pjesëmarrës në këtë konferencë, ka theksuar se Kosova është shembull i tolerancës ndërfetarë dhe se nuk do të lejojnë që kjo të humbet. i tha se kjo begati vlerash sot qëndron e normuar, jo vetëm në parimet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, por edhe në kulturën dhe mentalitetin e qytetarëve tanë të të gjitha besimeve.
“Ne kemi qenë, jemi dhe do të mbesim përgjithmonë vend i rrënjosur në vlerat i identitetit evropian. Ky është vizioni i palëkundur i shtetit tonë, i popullit tonë dhe komuniteteve tona fetare. Ne jemi komb shqiptar me vlera historike dhe rrënjë evropiane, por që jetojmë në disa shtete dhe kemi disa besime religjioze, për çka jemi krenarë pasi jemi shembull i tolerancës ndërfetare”, theksoi kryeparlamentari Veseli.Ai shtoi se myslimanët e Kosovës, bashkë me të gjithë besimtarët e feve të tjera, janë njësoj meritorë për ndërtimin dhe jetësimin e këtij vizioni evropian të Republikës së Kosovës.”Jam thellësisht i bindur se institucionet e Kosovës, bashkë me Bashkësinë Islame të Kosovës, nuk do të lejojmë që të deformohet dhe të devijohet ky fakt dhe ky përcaktim shpirtëror dhe gjeostrategjik i Republikës së Kosovës. Ashtu sikurse baballarët tanë dje, sot ne, nuk do të lejojmë që besimi ynë në Zotin, të shkëputet nga dashuria dhe respekti për njeriun, e të keqpërdoret për qëllime johumane apo nxitje të urrejtjes e mosdurimit mes njerëzve që kanë përkatësi të ndryshme fetare. Feja islame është shumë e rëndësishme, prandaj, të gjithë ne, së bashku, nuk do ta lëmë atë në duart e injorantëve, fanatikëve dhe abuzuesve kushdoqofshin ata. Ne nuk do të lejojmë që ndjenjat e sinqerta të besimtarëve tanë të abuzohen dhe ëndrrat e të rinjve tanë të manipulohen”, theksoi kryeparlamentari Veseli, duke shtuar se Republika e Kosovës garanton standardet më të larta të mbrojtjes së lirive fetare”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
Më pas Rahmetullah al Qari, Drejtor i RABITA-s për Ballkani në fjalë e tij përshëndetëse vlerësoi punën e institucioneve të Kosovës dhe vlerësoi se populli shqiptarë iu ka kontribuar me të madhe kulturën dhe civilizimit islam dhe botërorë. Ai premtoi se Liga e Botës Islame edhe më do të forcohen marrëdhëniet dhe do të shtoj përpjekjet dhe do të kontribuoj për Kosovën dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës
Dr. Islam Hasani, Drejtues i seancës së parë dhe kurse me kumtesa u paraqitën Akad. Feti Mehdiu me temë “Zhvillimi i kulturës e fesë islame në Ballkan” Dr. Mundhir Al Sakkar “Roli i RABITA-s në shërbim të Islamit”, Resul Rexhepi, “Zhvillimi historik i Bashkësisë Islame në Kosovë:, Ramadan Shkodra “Monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë islame në Kosovë”, Dr. Sadik Mehmeti “ Medresetë gjatë periudhës osmane në Kosovë’, Dr. Ajni Sinani, “Funksionimi i Gjykatave të sheriatit në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX në Kosovë”, Mahmud Arnauti , “Kontributi i ulemave shqiptarë në shkencat fetare në nivel botërorë gjatë shekullit XX”.
Seanca e dytë u drejtua nga Mr. Ekrem Simnica dhe me kumtesa u paraqitën Ahmet Sadriu me temën “Rrita dhe zhvillimi i literaturës islame në gjuhën shqipe në kuadër të BI të Kosovës”, Fatmir Iljazi « Aspektet më të rëndësishme të zhvillimit të jetës fetare në Kosovë”, Dr. Fahrush Rexhepi « Historiku i zhvillimit të FSI”Mr. Jakup Çunaku, “Medreseja “Alaudin” vatër e arsimit islam”Fitim Flugaj “Kontributi i ShBH “Bereqeti” për kategoritë sociale” dhe Sabri Bajgora “Angazhimi dhe kontributi i BI të Kosovës kundër ekstremizmit e radikalizëm.