Prishtinë, më 24 shtator 2024

Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, vizitoi Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih të Zvicrës, në të cilën u prit nga konsulli, z. Vigan Berisha.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth koordinimit të bashkëpunimit ndërmjet qendrave shqiptare dhe Konsullatës, gjithnjë për të mirën e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Zvicër.

Drejtori Simnica me këtë rast përgëzoi z. Berisha për punën që bënë në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës, duke i dëshiruar kështu edhe më tutje punë të mbarë dhe të suksesshme në krye të Konsullatës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin gjeneral të Shoqatës Bamirëse “Sheikh Abdullah al Nouri Charity Society” të Kuvajtit, z. Velid Sejf

Prishtinë, më 15 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërn…