Prishtinë, më 20 shtator 2024

Për nder të muajit të lindjes së të Dërguarit të fundit, Muhamedit a.s., në xhaminë “Bajram Pasha Isa Beg” në Mitrovicë, nën organizimin e Këshillit të BI-së së Mitrovicës, u mbajt tribuna “I Dërguari i Allahut, shembull për jetë”.

Tribuna filloi me lexim të ajeteve nga Kurani fisnik, e më pas një fjalë përshëndetëse drejtuar të pranishmëve e mbajti kryetari i Këshillit të BI-së së Mitrovicës, Ekrem ef. Avdiu, i cili se i  Dërguari a.s. mbetet shembulli më i mirë, i cili duhet ndjekur.

Ligjëratën kryesore kushtuar Pejgamberit a.s., e mbajti kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili tha se sot, më shumë se kurrë shoqëria jonë ka nevojë për mësimet dhe porositë e Pejgamberit a.s.. Ai tha se vetë jeta e të Dërguarit a.s. është mrekulli, lindja e tij, fëmijëria, shpallja, hixhreti, e të gjitha ngjarjet e tij ishin mrekulli, por mrekullia kryesore e tij ishte Kurani fisnik.

Programi më pas u pasua edhe me disa ilahi.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…