Prishtinë, më 6 shtator 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim ministrin e Ministrisë së Jashtme të Republikës së Turqisë, z. Hakan Fidan, i cili sot gjatë ditës qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë.

Fillimisht Myftiu Tërnava i uroi mirëseardhje ministrit në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e më pas e falënderoi atë dhe nëpërmes tij Qeverinë dhe popullin turk për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë për vendin tonë, e posaçërisht për institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Myftiu Tërnava më pas e njohu ministrin Fidan për bashkëpunimin e mirë që ka Bashkësia Islame me DIJANET-in turk, Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve, TIKA-n, dhe me organizatat e tjera. Ai në veçanti përmendi ndihmat dhe përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë DIJANET-i, e si kurorëzim të këtyre veçoi ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, për të cilën Myftiu Tërnava shprehu një falënderim të jashtëzakonshëm.

Nga ana e tij, ministri Fidan, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen e ngrohtë dhe përgëzoi atë për arritjet në ngritjen e infrastrukturës së Bashkësisë Islame, ruajtjen e trashëgimisë kulturore islame dhe kontributin në ndërtimin e kohezionit social, duke u shprehur se jemi të përkushtuar të vazhdojmë të përkrahim Kosovën.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…