Prishtinë, më 28 gusht 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryetarin e Këshillit të Rajonit të Gorës, Munafis ef. Hoxhën.

Gjatë këtij takimi Myftiu Tërnava u njoh për së afërmi me punët, angazhimet dhe aktivitetet që po zhvillon Këshilli i Rajonit të Gorës, për të cilat ai ofroi mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të tij dhe të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Myftiu Tërnava shfrytëzoi rastin që ta përgëzojë kryetarin Hoxha dhe imamët e këtij Këshilli për punën dhe angazhimet e tyre dhënë për besimtarët atje, duke u kërkuar që një gjë të tillë ta vazhdojnë edhe në të ardhmen, gjithnjë duke ua kujtuar këtë si një amanet që e kemi marrë mbi supet tona, atë të transmetimit të porosive të Zotit dhe të të Dërguarit të tij.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Aivo Orav

Prishtinë, më 18 shtator 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…