Prishtinë, 6 gusht 2024

Dje, më 6 gusht 2024, Drejtori për Diasporë i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, i shoqëruar me Kryeimamin, Vedat ef. Sahiti, ka pritur në takim kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar të Zvicrës, njëherësh imamin e xhamisë “El-Hidaje”, Mehas ef. Alijan.

Drejtori Simnica e falënderoi z. Alijan për vizitën dhe për gjithë kontributin që janë duke dhënë ai dhe Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër për mirëqenien e besimtarëve myslimanë shqiptarë atje. Ai edhe njëherë rikonfirmoi gatishmërinë e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që edhe më tej të vazhdohet dhe të intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy institucioneve duke vlerësuar lart angazhimin dhe punën e deritanishme të KMSHZ-së.

Nga ana e tij, kryetari Alija shprehu falënderimet e tij dhe të institucionit që ai drejton për bashkëpunimin dhe për ndihmën e ofruar nga Bashkësia Islame e Kosovës sa herë që është kërkuar një gjë e tillë.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…