Prishtinë, më 24 qershor 2024
Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur sot në takim imamin e Xhamisë Shqiptare “Drita” në Vanta të Finlandës, Sami ef. Raqin.
Gjatë këtij takimi, drejtori Simnica, fillimisht i uroi mirëseardhje mysafirit dhe më pas shfrytëzoi rastin që të njoh atë me ecurinë e punëve dhe zhvillimeve në Bashkësinë Islame të Kosovës, si dhe për bashkëpunimin që kanë me qendrat islame në diasporë. Ai edhe njëherë rikonfirmoi gatishmërinë e tij dhe të Drejtorisë së Diasporës që të kenë edhe më tutje bashkëpunim në të gjitha fushat me rëndësi për besimtarët myslimanë.
Nga ana e tij, imami Sami ef. Raqi, fillimisht falënderoi për pritjen dhe më pas falënderoi drejtorin Simnica për bashkëpunimin e deritanishëm që ka pasur ai dhe institucioni i BIK-ut me qendrat islame në diasporë, e në veçanti me Xhaminë “Drita” në Vanta në Finlandë, si xhami e hapur rishtazi. Ai gjatë kësaj vizite, dorëzoi edhe një sasi të vitrave të tubuara gjatë muajit Ramazan dhe përmbushi porosinë e kurbaneve nga mërgata jonë.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

ShHB “Bereqeti” vazhdoi me shpërndarjen e mishit të kurbanit

Prishtinë, më 3 korrik 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka vazhduar me shpërnd…