Prishtinë, 2  mars 2017
Myftiu i Republikës së Kosovës, mr. Naim ef. Tërnava priti në takim Rektorin i Kolegjit Universitar “Bedër” Prof. Dr. Ferdinand Gjana. Myftiu Tërnava njoftoi mysafirët me organizimin e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, punën, angazhimin dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet ky institucion. Ai tha se bashkëpunimi mes BIRK-ut dhe Komunitetit Mysliman Shqiptar (KMSH) është shumë i mirë, vëllazëror dhe shprehu gatishmërinë që të bashkëpunohet edhe më me Kolegjin Universitar  Bedër.
Nga ana e tij Prof. Dr. Ferdinand Gjana, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe vlerësoi punën e BIRK-ut që po bën në të mirë të zhvillimit të përgjithshëm  në veçanti të shkencës duke potencuar se bashkëpunim reciprok nuk do të mungojë asnjëherë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…