Prishtinë, më 5 qershor 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Vushtrrisë, në të cilin u prit nga kryetari, Ejup ef. Haziri, administrata dhe anëtarët e Këshillit.

Gjatë këtij takimi u diskutua për punët, angazhimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Këshilli i BI-së së Vushtrrisë. Kryetari Haziri e njohu Myftiun Tërnava edhe me aktivitetet që zhvillon Këshilli nëpër xhamitë e Vushtrrisë. Myftiu Tërnava tha se ne si hoxhallarë duhet që edhe më tej të punojmë dhe të kontribuojmë në mbarëvajtjen e jetës fetare, ngase e kemi amanet, të cilin duhet ta çojmë në vend.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…