Prishtinë, më 4 qershor 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e, në vazhdën e takimeve me administratën dhe anëtarët e Këshillave, sot vizitoi Këshillin e BI-së së Gjilanit, në të cilin u prit nga kryetari i Këshillit Naim ef. Aliu.

Gjatë këtij takimi, Myftiu Tërnava, u interesua për gjendjen e përgjithshme të Këshillit, për të cilën u njoh nga kryetari Aliu.

Ai ofroi përkrahjen e plotë të Kryesisë së BIK-ut për projektet e Këshillit. Gjithashtu Myftiu Tërnava porositi kryetarin Aliu dhe nëpërmes tij gjithë imamët që të shtojnë  angazhimin e tyre për mirëqenien e besimtarëve tanë, ngase një gjë të tillë e kemi amanet nga i Madhi Zot.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…