Prishtinë, më 4 qershor 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Vitisë, në të cilin u prit nga kryetari Husamedin ef. Hoxha.

Gjatë kësaj vizite, Myftiu Tërnava, takoi edhe administratën dhe anëtarët e këtij Këshillit, me të cilët bashkëbisedoi për sfidat e ecurinë e punëve të imamëve dhe të nëpunësve të tjerë brenda Këshillit. Ai tha se Bashkësia Islame e Kosovës mbete e përkushtuar për ngritje të cilësisë së punës, për çka tha se do të ofrojmë përkrahjen e nevojshme sa herë që kërkohet një gjë e tillë.

Nga ana e tij, kryetari Hoxha, falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për Këshillin e BI-së së Vitisë.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…