Prishtinë, 28 shkurt 2017
Myftiu i Republikës së Kosovës  mr.Naim ef.Tërnava  mori pjesë në konferencën shkencore me temë “25 vite Drita Islame” me rastin shënimin e  25 vjetorit të themelimit të revistës Drita Islame,  Në konferencë ishin të pranishëm edhe Presidenti i Shqipërisë z. Bujar Nishani, kryetari i KMSH-së ,h. Skender Bruçaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Edmond Brahimaj,  Myftiu i Gostivarit hfz. Shaqir Fetahu, Kryetarja e Komitetit Shtetëror të Kulteve Loreta Aliko, përfaqësues të Trupit Diplomatik dhe të bashkësive fetare,  akademikë, profesorë, studiues, besimtarë, etj.
Myftiu i Republikës së Kosovës  mr.Naim ef.Tërnava në emër të BIRK-së përshëndeti këtë përvjetor duke theksuar se  25 vjetori e gazetës ‘Drita Islame” dhe përvjetorë si ky  janë  një rast i mirë  që të shohim e të analizojmë  rrugën ,arritjet e sukseset por edhe sfidat në përgjithësi  me të cilat është përballur revista Drita islame pikërisht kur në Shqipëri filluan të fryjën erërat  e demokracisë e të lirisë e të mendimit e të besimit. Botimi i kësaj reviste paraqet një ndër hapat më të rëndësishëm dhe të guximshëm  të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (KMSH) që aso kohesh udhëhiqej nga hfz Sabri ef. Koçi. Andaj me plotë bindje themi se kjo revistë është vazhdimësi e  frymës, mendimit, konceptit e filozofisë e misionit të  revistave fetare si “Zani i Naltë” dhe “Kultura Islame” të literaturës islame në gjuhën shqipe që ishin botuar deri kur u ndaluan  me ligj. “Kjo revistë u bë si urëlidhëse e trevave shqiptare. Ishte kontributi i nxënësve të Medresesë së Tiranës  që kjo revistë të konceptohet në atë mënyrë  të lejoj hapësirën për të kultivuar mësimet  mbi traditën, fenë dhe ta kaluarën e popullit tonë. Jo vetëm kaq por ndër parimet kryesore të kësaj reviste ishte kthimi i shpresës për një të ardhme sa më të mirë, kultivimi i tolerancës, mirëkuptimit, mirëbesimit, edukimit e arsimimit të lexuesve të saj por gjithnjë pa mos harruar misioni parësor  e primat të ofrimit të njohurive themelore mbi njohjen e mësimeve dhe udhëzimeve të fesë islame”- shtoi myftiu Tërnava duke theksuar se revista Drita islame sot zë një vend meritor në fushën e fjalës së shkruar shqipe e posaçërisht në literaturën islame shqiptare. Dritës Islame i urojmë jetë të gjatë  sa edhe vetë emri i saj duke e lutur Zotin që këtë  revistë  ta bëj dritë mbi dritë dhe ta bëjë dritë ndriçuese dhe fanarë ndriçues për popullin tonë.

Në fund të  konferencës u promovua edhe libri “Bibliografia e gazetës Drita Islame (1992-2011)” dhe u transmetua një dokumentar kushtuar revistës “Drita Islame”.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…