Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, përmes Ambasadës së Katarit në Shqipëri, ka pranuar një telegram falënderimi për urimin me rastin e festës së Fitër Bajramit nga emiri i shtetit të Katarit, Tamim bin Hamad al Thani.
Emiri i Katarit me këtë rast ka përcjellë urimet më të sinqerta për Bashkësinë Islame të Kosovës dhe për Myftiun Naim ef. Tërnava me rastin e kësaj feste.
Në këtë telegram urimi ndër të tjera thuhet: “Duke lutur Zotin e Plotfuqishëm ta kthejë këtë festë për të gjithë, me begati dhe mirësi të shumta, duke i dëshiruar vendit tuaj mik vazhdimësi të zhvillimit dhe prosperitetit.”
Po ashtu në këtë mesazh është bashkangjitur edhe telegram urimi nga emiri i shtetit të Katarit, Tamim bin Hamad al Thani.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Ministri Fidan dhe Myftiu Tërnava vizituan Xhaminë Qendrore

Prishtinë, më 6 qershor 2024 Ministri i Ministrisë së Jashtme të Republikës së Turqisë, z.…