Prishtinë, më 13 maj 2024

Nën organizimin e DIJANET-it të Turqisë, në Stamboll, po mbahet Samiti konsultativ i ulemave islamë, në të cilin po marrin pjesë delegacione nga e mbarë bota.

Hapja e këtij Samiti u bë në Pallatin “Dolmabahçe” në Stamboll, me fjalën hapëse të presidentit të Turqisë, z. Rexhep Tajip Erdogan. Ai shprehu kënaqësinë e tij për pritjen e ulemave nga vendet e ndryshme të botës, duke thënë se e përgëzon Kryesinë e Çështjeve Fetare të Turqisë për organizimin e këtij takimi kaq të rëndësishëm. Z. Erdogan, shprehu mirënjohjen e tij për secilin pjesëmarrës dhe kontributet e tyre. Në fjalën e tij hapëse, ai foli edhe për gjendjen aktuale në botë, me theks të veçantë për gjendjen e rëndë në Gaza të Palestinës, duke ftuar kështu që të ndalet gjakderdhja sa më parë.

Pas tij, të pranishmit i përshëndeti kryetari i DIJANET-it, dr. Ali Erbash.

Ky Samit do të zgjatë dy ditë, dhe në sesionin e dytë do të paraqitet edhe Myftiu Tërnava me kumtesën e tij me titull: “Ndërtimi i ndërgjegjes së ymetit përballë sfidave bashkëkohore”.

Myftiun Tërnava në këtë Samit po e shoqëron kryeimami Vedat ef. Sahiti dhe shefi i kabinetit të tij, Besim ef. Mehmeti.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…