Prishtinë, më 6 maj 2024

Me një ceremoni solemne është përuruar restaurimi i xhamisë “Alaudin” në Prishtinë, e cila është restauruar së fundmi nga Drejtoria e Vakëfeve të Turqisë.

Në këtë ceremoni solemne mori pjesë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit i Republikës së Turqisë, dr. Serdar Çam, ambasadori i Turqisë në Kosovë, z. Tunc Angili, si dhe mysafirë të tjerë. Përmes lidhjes direkte online, këtë ceremoni e përshëndeti edhe presidenti i Turqisë, z. Rexhep Taip Erdogan.

Kjo ceremoni ishte pjesë e një programi kolektiv të objekteve të restauruara nga Turqia, si në vend ashtu edhe në vendet e tjera, duke përfshirë edhe Kosovën. Në ndërkohë, një delegacion i lartë i Turqisë, i udhëhequr nga zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit i Republikës së Turqisë, dr. Serdar Çam, morën pjesë edhe fizikisht në ceremoninë e hapjes së kësaj xhamie.

Pas lidhjes së drejtpërdrejtë në këtë ceremoni, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i priu delegacionit turk për të parë punën që është bërë në këtë xhami. Krejt në fund delegacioni turk së bashku me mysafirët e tjerë falën namazin e drekës në këtë xhami, të cilit i priu Myftiu Tërnava.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Ministri Fidan dhe Myftiu Tërnava vizituan Xhaminë Qendrore

Prishtinë, më 6 qershor 2024 Ministri i Ministrisë së Jashtme të Republikës së Turqisë, z.…