Prishtinë, më 22 prill 2024

Udhëheqësit e bashkësive fetare islame, Myftiu Naim ef. Tërnava, kryetari i KMSh-së, Bujar ef. Spahiu, reisul ulema, Shaqir ef. Fetai, dhe delegacionet e tyre përcjellëse, kanë vizituar në shtëpinë e tij në Riad, ministrin për Çështje Islame të Arabisë Saudite, dr. Abdulatif bin Abdulaziz al Sheikh.

Kjo vizitë u zhvillua me rastin e pjesëmarrjes së këtyre udhëheqësve në mbledhjen e 23-të të Bordit drejtues të Këshillit të Jurisprudencës Islame të Lidhjes Botërore Islame – RABITA.

Në këtë takim u diskutuan aspekte të ndryshme, të cilat kanë të bëjnë me çështjet islame dhe shërbimin ndaj Islamit dhe muslimanëve në vendet e Ballkanit në veçanti.

Udhëheqësit e bashkësive fetare islame shprehën falënderimet dhe vlerësimet e tyre për Kujdestarin e Dy Xhamive të Shenjta, Princin e Kurorës, si dhe për ministrin e Çështje Islame, për kujdesin e tyre për myslimanët në botë, si dhe për kujdesin e Dy Xhamive të Shenjta dhe vizitorët e tyre gjatë umres dhe haxhit.

Ata gjithashtu falënderuan ministrin për bashkëpunimin e deritanishëm, duke u pajtuar që të thellohet edhe më tej ky bashkëpunim.


 

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…