Prishtinë, më 10 mars 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga kryeministri i vendit, z. Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, vizituan xhaminë “Pirinaz”, e cila ditë më parë u rifunksionalizua për besimtarët e saj pas restaurimit.

Kryeministri Kurti tha se kjo xhami ka vlerë të lartë kulturore e historike dhe është një pikë e rëndësishme turistike.

Myftiu Tërnava falënderoi kryeministrin për vizitën, si dhe ministrin Çeku për mbështetjen dhe angazhimin e tij në restaurimin e objekteve fetare.

Pas xhamisë “Pirinaz”, ata vizituan edhe xhaminë “Alaudin”, e cila po ashtu iu nënshtrua procesit të restaurimit dhe është në shërbim të besimtarëve.

Me këtë rast kryeministri Kurti uroi të gjithë besimtarët për muajin Ramazan, duke iu dëshiruar agjërim të lehtë.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…