Prishtinë, më 7 mars 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim drejtorin e përgjithshëm të Fondacionit të Dijanetit të Turqisë, z. Izani Turan.

Myftiu Tërnava shfrytëzoi rastin që ta falënderojë drejtorin z. Turan, për vizitën dhe për ndihmat që ka ofruar Fondacioni i Dijanetit për popullin e Kosovës. Ai tha se këto ndihma janë të mirëseardhura, sidomos në këto ditë kur jemi në prag të muajit të bekuar Ramazan.

Fondacioni i Dijanetit edhe këtë Ramazan ka sjellë ndihma dhe pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë ekonomike, ku këto ndihma gjatë këtyre ditëve janë shpërndarë në disa qytete të Kosovës në bashkëpunim me këshillat dhe me koordinatorët e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…