Prishtinë, më 6 mars 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kortezie ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë, z. Petrit Malaj.

Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e më pas e njohu me punët dhe aktivitetet që zhvillon Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai shfrytëzoi rastin që të uronte ambasadorin për marrjen e detyrës, duke i uruar kështu suksese dhe punë të mbarë.

Myftiu më pas e njohu ambasadorin edhe me bashkëpunimin që kanë me bashkësitë fetare simotra, me të cilat tha se kemi realizuar shumë projektet të përbashkëta me interes për besimtarët tanë.

Nga ana e tij, ambasadori z. Malaj, falënderoi Myftiun për pritjen, duke thënë se ndihet tejet i gëzuar që sot ndodhet për vizitë në një institucion si Bashkësia Islame e Kosovës, duke çmuar kështu rolin dhe kontributin që kjo Bashkësi ka luajtur për mbarëvajtjen e jetës fetare në vend, si dhe çmoi lart kontributin e saj për tolerancën dhe bashkëjetesën që mbretëron në Kosovë.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…