Prishtinë, më 15 shkurt 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim kryetarin e Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi.

Gjatë këtij takimi Myftiu Tërnava dhe kryetari Gashi diskutuan për bashkëpunimin e mirë që kanë ndërmjet vete dy institucionet, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Komuna e Obiliqit, dhe për fushat në të cilat duhet që edhe më të intensifikohet bashkëpunimi, gjithnjë për të mirën e besimtarëve dhe qytetarëve tanë.

Kryetari Gashi çmoi dhe vlerësoi lart gatishmërinë për bashkëpunim të Myftiut Tërnava dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës. Gjithashtu, kryetari gjatë këtij takim i dhuroi Myftiut Tërnava “Kokën Antropomorfe të Ritualit të Besimit Ilir, Periudha Antike (Enolitik)”, e zbuluar në fshatin Dardhishtë të Obiliqit, në vitin 2012.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…