Prishtinë, më 5 shkurt 2024

Drejtori për Diasporë i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur në takim anëtarin dhe aktivistin e xhamisë shqiptare në Toronto të Kanadasë, z. Shpëtim Sollovën.

Gjatë këtij takimi, drejtori Simnica, fillimisht i uroi mirëseardhje mysafirit, dhe shfrytëzoi rastin që ta njoh atë me ecurinë e punëve dhe zhvillimeve në Bashkësinë Islame të Kosovës, si dhe për bashkëpunimin që kanë me qendrat islame në diasporë. Ai edhe njëherë rikonfirmoi gatishmërinë e tij që të kenë edhe më tutje bashkëpunim në të gjitha fushat me rëndësi për besimtarët myslimanë.

Nga ana e tij, aktivisti Sollova, fillimisht falënderoi për pritjen dhe pas falënderoi drejtorin Simnica për bashkëpunimin e deritanishëm që ka pasur ai dhe institucioni i BIK-ut me qendrat islame në diasporë.

Që të dyja palët u pajtuan që edhe më tej të shtohet dhe të intensifikohet bashkëpunimi me xhaminë shqiptare në Kanada.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Ministri Fidan dhe Myftiu Tërnava vizituan Xhaminë Qendrore

Prishtinë, më 6 qershor 2024 Ministri i Ministrisë së Jashtme të Republikës së Turqisë, z.…