Prishtinë, më 9 janar 2024

Krerët e disa delegacioneve të përzgjedhura pjesëmarrës me ftesë të ministrit të Haxhit, z. Tevfik Rebiah, në Konferencën dhe panairin për shërbimet e Haxhit dhe Umres, i cili po mbahet në Xhide të Arabisë Saudite, mbrëmë pas mesnatës vizituan Mekën e shenjtë  ku iu ofrua mundësia ta vizitojnë edhe Xhaminë e Shenjtë, Qabenë.

Në mesin e këtyre delegacioneve të përzgjedhura ishte edhe Myfitu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ku në një ambient imanor i mbushur me mallëngjim dhe përulje ndaj Krijuesit Suprem, Allahut xh.sh., u privilegjuan dhe hynë në brendësinë e Qabesë së nderuar. Aty falen dy rekate namaz nafile, si dhe iu lutën Allahut xh.sh. për mëshirë, mbarësi dhe mirësi për gjithë globin.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim ish-sekretarin e OBI-së, z. Ekmeledin Ihsanoglu

Prishtinë, më 17 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…