Prishtinë, më 8 janar 2024

Me ftesë të ministrit të Haxhit dhe Umres, z. Tevfik Rabiah, Myftiu Tërnava, po merr pjesë në Konferencën dhe panairin për shërbimet e Haxhit dhe Umres, i cili po mbahet në Xhide të Arabisë Saudite.

Në pritjen që Myftiut Tërnava iu bë nga ministri i Haxhit dhe Umres, z. Rabiah, është njoftuar se është përzgjedhur nga të paktë personalitete botërore (pjesëmarrës në Konferencë), që do të nderohet me hyrje në brendësinë e Qabesë për falje dhe lutje.

Kjo është hera e dytë që Myftiu Tërnava përzgjidhet për hyrje brenda Qabesë. Herën e parë kishte hyrë në vitin, 2019, ku nga 1200 personalitete, që merrnin pjesë në Konferencën e Ligës Botërore Islame, ishte përzgjedhur për falje brenda Qabesë.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…