Prishtinë, më 29 dhjetor 2023

Departamenti i Gruas pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur takimin përmbyllës, në të cilin është vlerësuar puna një vjeçare e Departamentit.

Në këtë organizim mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, me bashkëpunëtorë, i cili në fjalimin e tij tha se ndihet krenar për punën e të gjitha mualimeve, duke falënderuar kështu secilën për përkushtimin dhe punën, e cila, institucionit të Bashkësisë Islame i solli vlerësim të vazhdueshëm.

“Nuk ka mundësi që fjalët e mia të arrijnë të përshkruajnë dhe t’ju falënderojnë dhe vlerësojnë aq sa meritoni për punën tuaj, ndaj më e pakta që mund t’ ju them është faleminderit për gjithçka që keni ofruar dhe keni bërë për nxënësit dhe gratë tona në edukimin e tyre me mësime islame dhe mësimin e leximit të Kuranit librit tonë të shenjtë. I madhi Zot xh.sh., në suren En Nexhm, thotë: “Njeriu do të ketë vetëm atë për të cilin ka punuar; dhe pa dyshim, përpjekjet e tij do të shihen.” Ju mualime të nderuara, i dhuruat këtij institucioni kaq kredibil e domethënës për popullin tonë vlerësimin e vazhdueshëm. Unë besoj se edhe në të ardhmen me punën tuaj do të shkëlqeni dhe bashkërisht do të arrijmë nivelet më të larta të suksesit”, tha Myftiu Tërnava.

Udhëheqësja e Departamentit të Gruas, znj. Vaxhide Bunjaku, përmendi aktivitetet e realizuara gjatë këtij viti dhe falënderoi të gjitha mualimet për angazhimin e tyre dhe sukseset e arritura.

“Si rezultat i punës së Departament të Gruas, gjatë vitit 2023, kemi arritur të përmbushim objektivat tona në edukim të grave, vajzave dhe fëmijëve tanë, përmes realizimit të shumë programeve të ndryshme edukative, ligjëratave, dua të hatmeve, aktivitete gjatë gjithë muajit Ramazan, ligjërata për muajin e Mevludit, kemi përcjell zhvillimin e mësim-besimit nga mualimet dhe të akademisë “Hifdh Kids”, kemi organizuar konferencën për Ditën Botërore të Mbulesës, kemi  marrë pjesë në trajnime të ndryshme, kemi arritur socializim e bashkëveprim me institucionet e vendit, me komuna, OJQ të ndryshme, fushata për parandalimin e fenomeneve negative, sensibilizime, kontribute humanitare etj..”, tha mes të tjerash znj. Bunjaku.

Edhe kryeimami Vedat ef. Sahiti, vlerësoi lart punën një vjeçare të Departamentit të Gruas në veçanti dhe angazhimin e tyre ndër vite.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës përmes Drejtorisë Fetaro-Arsimore ndau mirënjohje për mualimet, Xhevrije Derguti-Vila, Kadrije Dragusha-Ademi dhe Mihana Goga-Bekteshin, të cilat në periudha të ndryshme kohore dhanë kontribut në zhvillimin e aktiviteteve fetare dhe në fushën e mësim-besimit.

Gjithashtu në  këtë ngjarje u shpallën edhe tri vendet e para të fituara në konkursin letrar kushtuar pejgamberit Muhamedit a.s..

Vendin e parë e fitoi Munira Nura, të dytin Amar Gashi dhe Ajan Hoxha, kurse vendin  e tretin Elmedina Tahiri.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…