Prishtinë, më 29 dhjetor 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj.

Gjatë këtij takimi u bisedua për bashkëpunimin e mirë që ka Bashkësisë Islame e Kosovës me Komunën e Prizrenit, për çka Myftiu Tërnava, u shpreh tejet falënderues, si dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton që ky bashkëpunim i mirë të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, kryetari Totaj, së pari uroi Myftiun Tërnava për rizgjedhjen e tij në krye të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i uruar punë të mbarë dhe të suksesshme. Ai vlerësoi dhe çmoi lart kontributin e Myftiut Tërnava dhe të Bashkësia Islame e Kosovës dhënë në të gjitha proceset që ka kaluar vendi ynë.

Në fund të takimin, Myftiu Tërnava, i dhuroi kryetarit Totaj botimin “Sallnametë e Vilajetit të Prizrenit (1873-1874) I-II”, i botuar nga Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…