Prishtinë, më 22 dhjetor 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi.

Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin e mirë që ka Bashkësia Islame e Kosovës dhe Këshilli i BI-së së Obiliqit me Komunën e Obiliqit, për çka Myftiu Tërnava, u shpreh falënderues dhe tha se një bashkëpunim i tillë duhet të vazhdohet edhe në të ardhmen, gjithnjë për të mirën e besimtarëve dhe qytetarëve tanë.

Nga ana e tij, kryetari Gashi, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, dhe më pas e uroi atë për rizgjedhjen e tij në krye të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës edhe për një mandat, duke shprehur kështu urimet më të mira për punë të mbara dhe të suksesshme. Ai çmoi lart punën dhe kontributin e Myftiut Tërnava dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës dhënë për vendin tonë në përgjithësi në procese të ndryshme.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…