Prishtinë, më 6 dhjetor 2023
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovë, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim udhëheqësen e Departamentit të Gruas së Këshillit të BI-së së Prizrenit, znj. Mërgime Kalenderi, e cila shoqërohej nga disa mualime të këtij Këshilli.
Myftiu Tërnava vlerësoi lart punën dhe angazhimin e mualimeve dhënë për edukimin e brezave të rinj, duke çmuar kështu përkushtimin që po tregojnë mualimet anekënd Kosovës. Ai edhe njëherë shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton që t’i përkrahë mualimet dhe t’u ofrojë kushte atyre për ta zhvilluar procesin e tyre mësimor.
Nga ana e saj, znj. Kalenderi falënderoi Myftiun Tërnava për përkrahjen e vazhdueshme që ua ka dhënë atyre, si dhe më pas e uroi atë për rizgjedhjen e tij si Myfti i Kosovës, duke i dëshiruar suksese dhe mbarësi në punën e tij.
-
Myftiu Tërnava: “Uniteti, mjeti kryesor për kapërcimin e sfidave”
Prishtinë, më 14 maj 2024Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava,… -
Myftiu Tërnava po merr pjesë në Samitin konusltativ të ulemave myslimanë në Stamboll
Prishtinë, më 13 maj 2024 Nën organizimin e DIJANET-it të Turqisë, në Stamboll, po mbahet … -
U përurua restaurimi i xhamisë “Alaudin” në Prishtinë
Prishtinë, më 6 maj 2024 Me një ceremoni solemne është përuruar restaurimi i xhamisë “Alau…
Shfaq më shumë në Aktuale
Shfleto
Drejtori i Diasporës, Ekrem ef. Simnica ka pritur në takim kryetarin e QKMSh “Haxhi Zeka” në Belgjikë, Musa Mulajn
Prishtinë, 14 maj 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ek…