Prishtinë, më 27 nëntor 2023
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimin Evropian në Kosovë, z. Tomas Szunyog.
Myftiu Tërnava falënderoi ambasadorin e BE-së dhe nëpërmes tij edhe tërë Bashkimin Evropian për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme dhënë për Kosovën. Ai tha se ne si institucion mbesim të përkushtuar që në vend të mbretërojë harmonia dhe toleranca ndërfetare dhe ndëretnike, si vlera të çmuara të popullit tonë. Më pas, ai e njohu ambasadorin e BE-së edhe me punët dhe angazhimin e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion.
Nga ana e tij, ambasadori z. Szunyog, shfrytëzoi rastin që ta uroi Myftiun Tërnava për rizgjedhjen e tij edhe për një mandat në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme. Ai çmoi lart kontributin e dhënë të Myftiut Tërnava dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që në Kosovë të mbretërojë paqja, respekti e toleranca ndërmjet besimeve dhe etnive të ndryshme.
-
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt
Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e… -
U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur… -
Myftiu Tërnava u prit në takim nga kryetari i Obiliqit, z. Xhafer Gashi
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërn…
Shfaq më shumë në Aktuale
Shfleto
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt
Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…