Prishtinë, më 7 nëntor 2023

Kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku vizituan disa prej objekteve fetare me rëndësi kulturore e trashëgimore. Ata fillimisht xhaminë e Mahmut Pashës në Gjakovë, për të vijuar më pas me Xhaminë e Sefës, të cilat janë restauruar dhe konservuar. Po ashtu, u vizitua edhe Medreseja e Vogël në Gjakovë, e cila  është restauruar së fundmi.

Theks të veçantë iu kushtua Xhamisë së Drenocit, e cila ishte djegur pothuajse tërësisht para dy viteve. Kjo xhami tashmë është restauruar dhe konservua, ku edhe së shpejti pritet të kthehet në shërbim të besimtarëve.

Kryeimami Sahiti, falënderoi MKRS-së për punën që po bën në mbrojtjen e vlerave dhe trashëgimisë.

Ministri Çeku, tha se promovimi dhe mbrojtja e kësaj trashëgimie të çmuar është detyrë që po kryhet së bashkë me BIK-un.

Ministrit Çeku në fund iu dhuruan edhe dy vëllimet “Sallnametë e Vilajetit të Prizrenit” nga Drejtoria e Botimeve të BIK-ut.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…