Prishtinë, më 27 tetor 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, takoi koordinatorët e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Gjatë këtij takimi Myftiu Tërnava, përgëzoi koordinatorët për punën e bërë, mirëpo kërkoi të angazhohen edhe më shumë që të jenë pranë secilës familje nevojtare në çdo cep të Kosovës që ka nevojë për dorën e “Bereqetit”. Veç të tjerash, gjatë këtij takimi u diskutua për projektet e tjera që synojnë të jenë në shërbim të familjeve nevojtare.

Nga ana e tyre koordinatorët e “Bereqetit” shfrytëzuan rastin që të urojnë Myftiun Tërnava për rizgjedhjen e tij edhe për një mandat në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme. Ata falënderuan Myftiun Tërnava për përkrahjen e vazhdueshme që çdoherë u ka dhënë në iniciativat dhe projektet e tyre.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Drejtori i Diasporës, Ekrem ef. Simnica ka pritur në takim kryetarin e QKMSh “Haxhi Zeka” në Belgjikë, Musa Mulajn

Prishtinë, 14 maj 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ek…