Prishtinë, më 12 tetor 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, u prit sot në takim nga drejtori i organizatës “Qatar Charity”, z. Esam Dabab.

Në këtë takim Myftiu Tërnava e njohu nikoqirin me punën dhe angazhimin e institucionit të Bashkësisë Islame në fusha të ndryshme, e në veçanti me punën humanitare të Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të BIK-ut, dhe që në forma të ndryshme sot është pranë çdo familjeje nevojtare.

Nga ana e tij, drejtori Esam Dabab, falënderoi Myftiun Tërnava për punën dhe bashkëpunimin e mirë që kanë dy institucionet, duke shprehur kështu dëshirën dhe vullnetin për të thelluar edhe më bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe infrastruktura e objekteve fetare në vend, e për të cilat organizata “Qatar Charity” vazhdon të jetë aktive në këtë drejtim.

Bashkësia Islame e Kosovës dhe “Qatar Charity” bashkëpunojnë ndërmjet vete në çështjet humanitare, në ndërtimin e xhamive dhe projekte të tjera me rëndësi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…