Prishtinë, më 11 tetor 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim kryetarin e Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni.

Temë kryesore e këtij takimi ishte bashkëpunimi ndërmjet institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, më konkretisht Këshillit të BI-së së Gjilanit dhe Komunës së Gjilanit, që udhëhiqet nga z. Hyseni, e të cilin Myftiu Tërnava e falënderoi për gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton që të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve infrastrukturore të qytetarëve të Gjilanit në përgjithësi.

Myftiu Tërnava tha se si institucion, jemi përherë të gatshëm që të kemi bashkëpunim të mirëfilltë me të gjithë kryetarët e komunave pa dallim.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori i Diasporës, Ekrem ef. Simnica ka pritur në takim kryetarin e QKMSh “Haxhi Zeka” në Belgjikë, Musa Mulajn

Prishtinë, 14 maj 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ek…