Prishtinë, më 6 tetor 2023

Besimtarë të shumtë, imamë dhe përfaqësuesit më të lartë të Bashkësisë Islame morën pjesë në përurimin e xhamisë në Veternik. Xhamia në hyrje të kryeqytetit përveç se do t’i përmbushë kërkesat e besimtarëve, do të jetë edhe simbol i Prishtinës.

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava tha se përveç faljes së namazeve, kjo xhami do ta zbukurojë Prishtinën

Kjo ditë u vlerësua e veçantë për gjithë besimtarët për shkak se një xhami e tillë ka qenë e domosdoshme.

Myftiu Tërnava mbajti edhe hytben xhumasë, ku foli për rëndësinë e ndërtimit të xhamive.

Kjo xhami kishte filluar ndërtimin vite më parë, ndërsa, tash e 5 vite falen namazet në të.

Myftiu i Kosovës njoftoi se së shpejti do të inaugurohen edhe punimet në tetë xhami të tjera.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program kushtuar festës së 28 Nëntorit

Prishtinë, më 26 nëntor 2024 Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Këshilli i Bashkë…