Prishtinë, më 27 shtator 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, vizitoi sot për ngushëllime familjen e policit të vrarë, Afrim Bunjakut, i cili u vra të dielën nga forcat terroriste serbe.

Myftiu Tërnava tha se polici i vrarë tashmë nuk i takon vetëm familjes Bunjaku, por ai është një hero dhe një dëshmor i gjithë vendit tonë. Ai luti Zotin që shpirtin e Afrimit ta ketë mëshiruar dhe ta ketë shpërblyer me Xhenet, ndërsa familjarëve t’u japë forcë e gajret që ta përballojnë sa më lehtë këtë ndarje.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori i Diasporës, Ekrem ef. Simnica ka pritur në takim kryetarin e QKMSh “Haxhi Zeka” në Belgjikë, Musa Mulajn

Prishtinë, 14 maj 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ek…