Prishtinë, më 26 shtator 2023

Me këndim të Kuranit, ilahive, kasideve dhe ligjëratës kushtuar jetës së Pejgamberit a.s., ka filluar të shënohet Muaji i Mevludit – ditëlindjës së Muhamedit a.s..

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prishtinë organizoi manifestim kulturor me rastin e Natës së Mevludit në Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë. Ligjëratën kushtuar lindjes dhe jetës së Pejgamberit a.s. e mbajti kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava.

“Ne si besimtarë myslimanë e kujtojmë çdo ditë Pejgamberin a.s., por në veçanti sonte, e kujtojmë dhe mësojmë për jetën, veprën, misionin dhe porositë e Muhamedit a.s.. Në këtë muaj të Mevlduit, në çdo tubim që kemi duhet t’i përmendim mësimet e Pejgamberit tonë, ne duhet të shënojmë këtë muaj me lexim të Kuranit, me namaz dhe vepra të tjera të mira”, ka thënë ndër të tjera Myftiu Tërnava gjatë ligjëratës së tij.

Ky program u veçua edhe me lexim të bukur të Kuranit, ndërsa me aktivitete të tilla do të shënohet i gjithë ky muaj në të cilin do të rikujtohet misioni dhe porositë e Muhamedit a.s..

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori i Diasporës, Ekrem ef. Simnica ka pritur në takim kryetarin e QKMSh “Haxhi Zeka” në Belgjikë, Musa Mulajn

Prishtinë, 14 maj 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ek…