Prishtinë, më 26 shtator 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim një delegacion nga Fondacioni “Zajed bin Sultan al Nahjan” të Abu Dabit, i cili përbëhej nga z. Said al Humejri, z. Haled al Kabi, z. Saleh al Muesemi dhe z. Eid al Amiri, të cilët shoqëroheshin nga përfaqësuesi i Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe, z. Ibrahim Fadllalla.

Myftiu Tërnava fillimisht u uroi mirëseardhje mysafirëve në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e më pas i njohu ata me veprimtarinë e BIK-ut, sidomos në ngritjen infrastrukturore të saj, për të cilën i falënderoi edhe përfaqësuesit e Fondacionit për kontributin e tyre të dhënë përgjatë viteve. Ai tha se si institucion jemi të gatshëm që të vazhdojmë bashkëpunimin e mirë që kemi pasur deri më tani.

Nga ana e tij, përfaqësuesi z. Said al Humejri, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, duke shprehur kështu gatishmërinë e Fondacionit për të vazhduar bashkëpunimin e mirë me institucionin e BIK-ut.

Fondacioni “Zajed bin Sultan al Nahjan” ka ndërtuar objektin e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, xhaminë “Zajed” në Vushtrri, Spitalin e Vushtrrisë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori i Diasporës, Ekrem ef. Simnica ka pritur në takim kryetarin e QKMSh “Haxhi Zeka” në Belgjikë, Musa Mulajn

Prishtinë, 14 maj 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ek…