Prishtinë, më 13 korrik 2023

Dje pasdite ka arritur në Kosovë edhe grupi i fundit i haxhilerëve, të cilët këtë vit kryen haxhin në vendet e shenjta. Në pritje të tyre kishin dalë familjarë të shumtë, të cilët të mallëngjyer e me lot gëzimi uruan haxhilerët për haxh e ibadetete të pranuara.

Haxhilerët tanë, në mënyrë të organizuar, grupe-grupe, kanë filluar udhëtimin drejt vendeve të shenjta më 17 qershor 2023. Ata fillimisht kanë vizituar Mekën, ku edhe kanë kryer ceremoninë e haxhit, ndërsa më 2 korrik 2023, filluan vizitën në qytetin e Medinës. Grupi i parë i haxhilerëve arriti në Kosovë më 10 korrik.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Ministri Fidan dhe Myftiu Tërnava vizituan Xhaminë Qendrore

Prishtinë, më 6 qershor 2024 Ministri i Ministrisë së Jashtme të Republikës së Turqisë, z.…