Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava priti sot në takim kryetarin e Shoqatës së të Verbërve dhe me të Pamë të Dobësuar në Prishtinë, z.Behxhet Gashin.

Në këtë takim Myftiu Tërnava pranoi mirënjohje në shenjë falënderimi nga kryetari i kësaj shoqate në Prishtinë, i cili çmoi lartë bashkëpunimin dhe angazhimin e Myftiut Tërnava ndaj kësaj shoqate, por edhe personave më të pamë të dobësuar.

Në anën tjetër, Myftiu Tërnava u zotua se bashkëpunimi dhe angazhimi i Bashkësisë Islame të Kosovës, me këtë shoqatë nuk do të ndalet asnjëherë dhe se në vazhdimësi do të jetë afër kësaj kategorie të shoqërisë. Veç tjerash Myftiu shprehu gatishmërinë se do të jetë pranë kësaj shoqate në secilin shqetësim të saj.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…