Prishtinë, 16 qershor 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim një delegacion nga komuna Osmangazi nga Bursa, të kryesuar nga kryetari Mustafa Dundar. Në këtë takim Myftiu Tërnava i njohu mysafirët mbi historinë, organizimin dhe aktivitetet e BIK-ut, duke theksuar se ne vazhdimisht jemi përpjekur dhe kemi dëshmuar se shoqëria jonë kosovare është shoqëri që respekton diversitetin fetar dhe kulturor të të gjitha komuniteteve. Komunitetet fetare në Kosovë jetojnë në paqe, harmoni dhe dashuri njëri me tjetrin dhe asnjëherë nuk kemi pasur problem ndërfetare. Myftiu Tërnava më tej falënderoi shtetin dhe popullin mik të Turqisë për kontributin që ka dhënë dhe që po jep për Kosovë, si dhe shoqatat turke që janë këtu në Kosovë si “Yunus Emre”, Drejtoria e Vakëfeve etj. Ai po ashtu theksoi se mërgatën tonë kudo që të jenë e veçanërisht në Turqi të cilët kanë dhënë një kontribut të madh dhe të vazhdueshëm për Kosovën në të gjitha periudhat.

Nga ana e tij, kryetari i komunës Osmangazi nga Bursa, Mustafa Dundar, shprehu falënderime për mikpritjen nga Myftiu Tërnava dhe BIK-un që vazhdimisht kanë ndihmuar shqiptarët në Turqi dhe se angazhimi dhe përkujdesja e institucionit të BIK-ut asnjëherë nuk ka munguar. Ai shprehet i lumtur që Kosova për çdo ditë po ndërtohet, zhvillohet dhe përparon dhe kjo neve na gëzon pa masë.

Në fund dy palët u pajtuan se bashkëpunimi edhe më duhet të vazhdojë në të mirë të dy vendeve.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…