Prishtinë, më 30 maj 2023
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim anëtarin e Bordit Drejtues të fondacionit “Aziz Mahmud Hüdayi Vakfı”, z. Abdurrahman Topbaş dhe ish-rektorin e Universitetit “Sabahaddin Zaim”, prof. dr. Mehmet Bulut.
Myftiu Tërnava fillimisht u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve dhe më pas i njohu ata me zhvillimin dhe me organizimin e jetës fetare në Kosovë. Ai çmoi dhe vlerësoi lart bashkëpunimin me fondacionin “Aziz Mahmud Hüdayi Vakfı” dhe me institucionet arsimore nga Turqia. Ai theksoi se populli i Kosovës është mirënjohës për kontributin e shtetit dhe popullit turk të dhënë për Kosovën deri më tani, duke potencuar kështu bashkëpunimin shumë të mirë që kanë me Ambasadën e Turqisë në Kosovë dhe me DIJANET-in në realizimin e shumë projekteve të përbashkëta.
Nga ana e tyre, Abdurrahman Topbaş dhe prof. dr. Mehmet Bulut, falënderuan Myftiun Tërnava për bashkëpunim dhe kontributin që po jep ai dhe BIK-u për jetën fetare, paqen, tolerancën dhe harmoninë ndërfetare në Kosovë.
Të dyja palët u pajtuan se rruga e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve do të thellohet edhe më në të ardhmen.
-
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt
Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e… -
U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur… -
Myftiu Tërnava u prit në takim nga kryetari i Obiliqit, z. Xhafer Gashi
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërn…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt
Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…