Prishtinë, më 26 maj 2023

Më 26 maj, 69 maturante të Medresesë “Alauddin” në Prishtinë, përfunduan me sukses leximin e Kuranit, ku u bë edhe ceremonia e duasë së hatmes.

Në një atmosferë mrekullueshme, maturantet u prezantuan në amfiteatrin e shkollës duke kënduar tekbiret, duke shprehur gëzimin e tyre për suksesin e arritur.

Drejtori i shkollës, mr. Fadil Hasani, në fjalën e tij, i përshëndeti të pranishmit, uroi prindërit dhe mësimdhënësit, e në veçanti maturantet për angazhimin dhe arritjet e tyre, duke shprehur konsideratën e thellë ndaj kësaj gjenerate të shkëlqyer të medresisteve.

Të pranishmëve, në emër të Myftiut Naim ef. Tërnava, iu drejtua me një fjalë rasti kryeimami i BI-së së Kosovës, Vedat ef. Sahiti, i cili uroi nxënëset për suksesin e arritur, udhëheqjen e shkollës dhe stafin për punën dhe angazhimin, kurse prindërit për besimin e tyre ndaj Medresesë, në veçanti, e edhe ndaj Bashkësisë Islame, në përgjithësi.

Në fund të pjesës hyrëse fjala iu kalua edhe mësimdhënëses së lëndës së Kuranit të kësaj gjenerate, mr. Valbona Asllani, e cila shprehu fjalët më të mira për këtë gjeneratë të shkëlqyer, të cilat mësuan Kuranin me shumë vullnet.

Në emër të prindërve të kësaj gjenerate të maturanteve, Enis ef. Rama, kryetar i KBI-së së Mitrovicë,s iu drejtua të pranishmëve, duke i uruar maturantet për suksesin e tyre. Pastaj ndau fjalët më të zgjedhura për punën dhe rolin e Medresesë “Alauddin”, tempullit të dijes dhe të edukimit të mirëfilltë të shumë gjeneratave.

Fjolla Miftari, nga klasa e 12 u zgjodh nxënësja më e dalluar në nivel të shkollës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…