Prishtinë, më 25 maj 2023

Në ambientet e amfiteatrit të Medresesë “Alauddin”, sot, më 25.05.2023, u mbajt duaja e hatmes së 60 maturantëve, të Medresesë në Prishtinë. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë. 

Duaja e hatmes paraqet përmbylljen e leximit të Kuranit fisnik të nxënësve të Medresesë për gjatë tri viteve, e cila u realizua falë Zotit Fuqiplotë, fillimisht, por pastaj edhe falë punës dhe angazhimit të profesorëve, në veçanti të profesorit të Kuranit, Jakup Çunaku. Nxënësve me këtë rast fillimisht iu drejtua drejtori i shkollës Fadil ef. Hasani, i cili numëroi përmbylljen e leximit të Kuranit nga kjo gjeneratë si njërën
prej sukseseve më madhore të kësaj gjenerate, pos sukseseve të tjera që ishin shumta në fusha e lëmi të tjera.
Kurse në fjalën e tij, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava përgëzoi e përshëndeti nxënësit, duke uruar si dhe lutur Zotin që t’u ndihmojë në rrugën e diturisë. Ai kujtoi se Medreseja është një institucion arsimor që ka luajtur një rol kyç në historinë e paraluftës dhe pasluftës, duke u bërë prijatare në proceset më të mëdha që ka kaluar Kosova. 

“Është kënaqësi dhe mburrje për BIK-un që në këtë vit të diplomojnë edhe 220 nxënës dhe nxënëse. Kjo na fisnikëron zemrat dhe na motivon për një punë dhe më të madhe për të gjithë ne, sepse janë formuar dhe kanë marrë dije nga aspekti shkencor, por më e rëndësishmja nga aspekti moral e njerëzor. Kur ne shohim këta këtu, shohim siguri, ardhmëri dhe këta do të jenë të cilët bartin përgjegjësi të ndryshme në të nesërmen e afërt. Ai edhe një herë nuk la pa nënvizuar se BIK-u nuk do të hezitojë asnjëherë që të mbështet nxënësit dhe zhvillimin e shkollës që vërtet kjo shkollë të jetë me rezultatet më të larta në vendin tonë dhe jo vetëm” – tha Myftiu Tërnava.

Pastaj fjalë rasti pati edhe profesori i Kuranit, mr. Jakup Çunaku, i cili tha se ndjehemi krenar me këta nxënës të cilët kanë treguar suksese të larta dhe falënderoi prindërit që ua kanë besuar edukimin dhe mësimin e tyre.

Programi vazhdoi edhe me disa pika artistike të përgatitura nga nxënësit, e të cilat e bënë atë të jetë sa madhështor, po aq edhe mbresëlënës për të gjithë prindërit dhe familjarët e nxënësve që ishin mbledhur për të ndarë gëzimin dhe harenë me fëmijët e tyre.

Ky program u përmbyll me shpalljen e nxënësve më të dalluar në nivel të klasave dhe të shkollës, nga paralelja e djemve këtu në Prishtinë. Në emër të prindërve, një fjalë rasti mbajti Gyltene Dërguti.

Amër Suma nga klasa e 12 u zgjodh nxënësi më i dalluar për vitin shkollor 2022/2023.

 

 

 

 

 

 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…