Prishtinë, më 20 prill 2023

Kryetari Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava shtroi iftar për imamët mysafirë nga Turqia, që kanë shërbyer nëpër disa xhami të Kosovës gjatë muajit të bekuar Ramazan, falë bashkëpunimit mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Dijanetit të Turqisë.

Në këtë iftar qe prezent edhe keshilltari për Çështje Fetare pranë Ambasadës Turke në Kosovë, z. Bünyamin Albayrak.
Myftiu Tërnava falënderoi imamët për sherbimet fetare dhe kontributin e tyre në xhamitë e Kosovës gjatë këtij muaji të bekuar, e në veçanti falënderoi popullin dhe shtetin turk për ndihmën dhe mbështetjen që ka dhënë dhe po jep për fuqizimin e shtetit dhe popullit të Kosovës.
Në fund, Myftiu Naim Tërnava ndau mirënjohje për të gjithë imamët vizitor, që me përkushtim e korrektesi kanë shërbyer gjatë muajit Ramazan.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…