Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” gjatë muajit Ramazan, ka arritur që me sukses të ndihmojë më shumë se 17.500 familje nevojtare në tërë territorin e Republikës së Kosovës, në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, si dhe në rrethin e Kukësit në Shqipëri.
Gjatë këtij muaji, shoqata “Bereqeti” ka shpërndarë 17.500 pako ushqimore, 55.000 kg miell, 36.000 shujta të iftareve, 20.165 euro para të gatshme, 11.800 dhurata për fëmijë, si dhe ka dhuruar veshmbathje për 15.000 fëmijë. Përveç këtyre ndihmave, shoqata “Bereqeti” ka ndihmuar familjet nevojtare edhe me ndihma të tjera, siç janë bursat për studentë, ilaçe për të sëmurët, pagesa të qirave etj.
Me këtë rast, Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” falënderon të gjithë donatorët, të cilët ndihmuan dhe kontribuuan që të realizohen me sukses këto aksione.
Zoti ju shpërbleftë me të mirat e Tij!