Prishtinë, më 15 prill 2023
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka shtruar iftar për Këshillin, imamët, përfaqësuesit komunal, drejtorët e shkolalve dhe qytetarët e Bujanocit.
Në këtë iftar mori pjesë edhe kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti me bashkëpunëtorë. Ai fillimisht përcolli urimet dhe përshëndetjet e përzemërta të Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava. Kryeimami Sahiti çmoi lart kontributin e imamëve të Luginës së Preshevës për ruajtjen e Islamit në këtë rajon.
Pas iftarit, delegacioni i BIK-ut vizitoi disa xhami, ku edhe ligjëruan para xhematit të kësaj treve dhe i prinë faljes së namazit të teravive.