Në vazhdën e vizitave të rregullta, më 15 prill 2023, drejtori i Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, vizitoi për namaz të drekës xhaminë e Regensdorfit, ku u prit nga imami, Ferit Zeqiri, kryesia dhe xhemat i kësaj xhamie, ndërsa për iftar dhe namaz të teravive vizitoi Xhaminë e Bardhë shqiptare në Aarburg – Zvicër, ku u prit nga imami, Nehat ef. Ismaili, kryetari, anëtarët e kryesisë dhe nga xhemati i kësaj xhamie.
Përfaqësuesi i BIK-ut, mbajti edhe një ligjëratë me këshilla dhe mësime rreth dhjetëshit të fundit të muajit Ramazan, para namazit të jacisë.
Drejtori Simnica, në ligjëratën e tij, theks të veçantë i kushtoi punës dhe veprimtarisë së institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Medresesë, FSI, Institutit të Hivzit, Shoqatës “Bereqeti” etj. Ai me këtë rast përcolli urimet dhe përgëzimet e Myftiut Tërnava për muajin Ramazan, duke lutur Allahun që të na i pranoj ibadetet dhe adhurimet që i kryejmë gjatë këtij muaji. Drejtori Simnica në ligjëratën e tij falënderoi të gjithë mërgimtarët tanë për kontributin e vazhdueshëm dhënë për vendlindjen në përgjithësi, e në veçanti për institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai shfaqi shpresën dhe bindjen e tij se kjo mërgatë do të vazhdojë kontributin e saj edhe përgjatë viteve të ardhshme, sa herë që të jetë nevoja.

Shfaq më shumë në Diaspora

Shfleto

U përurua restaurimi i xhamisë “Alaudin” në Prishtinë

Prishtinë, më 6 maj 2024 Me një ceremoni solemne është përuruar restaurimi i xhamisë “Alau…