Prishtinë, më 14 prill 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, shtroi iftar për të gjitha punonjëset e këtij institucioni.

Ky iftar që u shtrua në ambientin e Medresesë Alauddin në Prishtinë mblodhi në një vend mualimet nga të gjitha komunat e Kosovës, profesoresha e doktoresha të fushave të ndryshme.

Myftiu Tërnava në fjalën e tij i përgëzoi mualimet për punën dhe përkushtimin që po e bëjnë në edukimin dhe mësimin e fesë islame. Ai po ashtu rikujtoi momente nga e kaluara e vështirë e edukimit të brezave në këtë fe. Para të pranishmeve shaplosi kushtet e rrethanat e vështira në të cilën nisi punën Medreseja Alaudin, e deri të sukseset që tashmë numëron.

Edhe udhëheqësja e Departamentit të Gruas pranë Kryesisë së bashkësisë Islame të Kosovës, Vaxhide Bunjaku, iu drejtua të pranishmeve me një fjalë rasti, ku falënderoi Myftiun Tërnava për mbështetjen e vazhdueshme në edukimin dhe avancimin e vajzave e grave.

Në fund të këtij iftari u lexua edhe duaja e ushqimit nga mualimja Fatbardha Fazliu.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…