Prishtinë, më 7 prill 2023

Ditën e sotme është bërë përurimi i xhamisë në fshatin Cerajë në Leposaviq.

Në përurimin e xhamisë morën pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, kryetari i Këshillit të BI-së së Mitrovicës, Enis Rama, imamë dhe efendilerë të tjerë, si dhe xhematë të shumtë.

Në ndërtimin e këtij objekti fetar kanë kontribuar donatorë të ndryshëm, ndërkaq banorët e asaj zone janë shprehur të kënaqur dhe e kanë konsideruar veprimin kombëtar e patriotik.

Hytben e xhumasë e mbajti Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili përgëzoi banorët për këtë xhami të re. Ai tha se Bashkësia Islame e Kosovës mbetet e përkushtuar për ngritjen e infrastrukturës fetare në vend. Myftiu Tërnava foli gjithashtu edhe për vlerat dhe begatitë që ka muaji i bekuar Ramazan, në të cilin veçse gjendemi, duke lutur kështu Zotin Fuqiplotë për pranim të ibadeteve që i bëjmë gjatë këtij muaji.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…