Prishtinë, më 5 prill 2023

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së bashku me kryetarin e Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama dhe ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Tunc Angilli, morën pjesë mbrëmë në iftarin, i cili shtrohet tash e 17 vjet në pllaton e Pallatit të Rinisë nga fondacioni “Ejup Sulltan” nga Turqia.

Bashkësia Islame e Kosovës që nga fillimi ka qenë një nga partnerët kryesor të fondacionit “Ejup Sulltan”, duke siguruar kështu mishin përgjatë gjithë muajit Ramazan. Çdo natë të muajit Ramazan këtu ushqehen deri në 3 mijë persona në iftar dhe syfyr.  

Dimensioni social i Ramazanit është një element shumë i rëndësishëm, i cili kalit akoma më shumë solidaritetin dhe humanitetin, si dhe fisnikëron shpirtin e besimtarit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…