Dje, në varrezat e fshatit Maxhunaj, me praninë e shumë hoxhallarëve dhe xhematit të shumtë, pas namazit të ikindisë, u varros imami i xhamisë “Haxhi Ejup” të Vushtrrisë, Hajrullah ef. Musa, i cili ndërroi jetë në moshën 40 vjeçare.


Biografi e shkurtër


Hajrullah ef. Musa lindi më 25.01.1983 në Dumnicë e Epërme të Vushtrrisë. Shkollimin fillor e kreu në fshat, ndërsa atë të mesëm në Prishtinë, përkatësisht në Medresenë “Alaudin”, për të vazhduar më pas me fakultetin islamik në Tripoli të Libisë. Me t’u kthyer në vendlindjes, ai u angazhua si imam në xhaminë e fshatit Dumnicë e Poshtme, ndërsa më pas, në vitin 2018, kaloi imam në xhaminë “Haxhi Ejup” në qytet, detyrë kjo në të cilën e gjeti edhe vdekja. Ka qenë i njohur për korrektësinë në punë, raportet e mira me kolegët dhe mbi të gjitha përkushtimin për detyrën e imamit. E lexonte Kuranin bukur dhe rrjedhshëm.Ka qenë i martuar dhe baba i pesë fëmijëve.
Allahu e mëshiroftë ndërsa familjes ua dhëntë sabrin dhe durimin!

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…